Muslimanët në Pakistan, edhe këtë vit kanë vazhduar traditën për t’u takuar në iftar gjatë muajit të Ramazanit në Xhaminë Faisal e cila është bërë simbol i kryeqytetit Islamabad, raporton Anadolu.
Entuziazmin e iftarit muslimanët pakistanezë e përjetojnë në Xhaminë Faisal që është e vendosur në brezat e kodrave Margalla.
Qindra muslimanë dynden për të bërë iftar në Xhaminë Faisal, për të cilën thuhet se është një ndër simbolet e shumë qyteteve në vend, të Islamabadit dhe të Pakistanit.
Muslimanët në orët pranë ezanit të akshamit (mbrëmjes) mbushin hapësirën e Xhamisë Faisal dhe sheshet e gjelbërta përreth saj dhe çelin iftarin me dëgjimin e ezanit.
Organizimi i iftarit të muslimanëve së bashku në zonën e xhamisë ku ata kanë ardhur me familjet, miq edhe shokë, paraqet pamje të bukura.
Sipërfaqja e brendshme dhe e jashtme e Xhamisë Faisal e cila përfshihet në mesin e xhamive më të mëdha në botë dhe projekti i të cilës është bërë nga arkitekti turk Vedat Dalokay, mundëson që në të njëjtën kohë të falen 74 mijë persona. Bashkë me ambientet përreth kjo shifër mund të arrijë në qindra mijëra.
– Sofrat mbushen me ushqime tradicionale
Sofrat (tryezat) e formuara këtu zbukurohen me byrek samosa, pakora, pije shpirtërore rooh afza (ujë trëndafili) si dhe ushqime të ngjashme tradicionale të lehta të rrugës.
Muslimanët në Pakistan gjatë iftarit në përgjithësi preferojnë ushqimet e lehta. Ndërsa ushqimet kryesore i konsumojnë pas faljes së namazit të akshamit ose namazit të teravive.
– “Iftaret e bëra së bashku janë shumë me vlerë”
Rizvan Ahmed i cili ka ardhur për iftar në Xhaminë Faisal me të afërmit e tij tha se “Ramazani është një muaj i shenjtë për muslimanët. Këtu vijmë me emocione dhe dashuri”.
Duke bërë të ditur se për iftar në Xhaminë Faisal vijnë njerëz edhe nga qytete shumë të largëta, Ahmed shtoi se iftaret e bëra së bashku janë shumë me vlerë.
Ndërsa Ibrahim Han tërhoqi vëmendjen se mjedisi në xhami është shumë i bukur dhe shprehu se është i lumtur për këtë.