RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan – Qindra viktima nga moti i keq

pakistan-–-qindra-viktima-nga-moti-i-keq

Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën në Pakistan gjatë javëve të fundit, për shkak të përmbytjeve nga shirat e dendur të musoneve, që vazhdojnë të godasin provincat jugperëndimore të vendit.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive tha se 502 persona, përfshirë 98 gra dhe 191 fëmijë, ishin në mesin e viktimave.

”Shirat dhe përmbytjet dëmtuan më shumë se 40 000 shtëpi dhe mbi 2 500 kilometra rrugë duke lënë mijëra të pastrehë dhe të bllokuar në fshatra të largëta”, tha agjencia në raportin e saj të fundit.

Provincat Balochistan dhe Sindh u goditën më rëndë nga përmbytjet pasi shirat më të dendur në histori goditën kombin e Azisë Jugore mes shqetësimeve të shtuara për ndryshimin e klimës.

Miliona njerëz, përfshirë fëmijë, ishin në rrezik të sëmundjeve të shkaktuara nga uji në rajonet e goditura nga përmbytjet, ku ushtria dhe agjencitë e shpëtimit po përpiqen të evakuojnë të bllokuarit.

Vitet e fundit në Pakistan janë në rritje përmbytjet e shpejta, valët e të nxehtit, thatësirat dhe smogu që rezultojnë në cilësi të ulët të ajrit. /atsh

Related posts

Papa u kërkon italianëve të kenë më shumë fëmijë

admin

125 mijë euro paga për 10 deputetët serbë që shkuan veç një ditë në Kuvend

admin

Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Llozanë shënoi 20-vjetorin e themelimit

admin