RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, rritet në 1.162 numri i vdekjeve për shkak të shirave muson

pakistan,-rritet-ne-1.162-numri-i-vdekjeve-per-shkak-te-shirave-muson

Në Pakistan është rritur në 1.162 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave muson të cilët janë efektivë në vend që prej 14 qershorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 36 persona.

Si pasojë e shirave intensivë që janë efektivë në vend që prej 14 qershorit numri i të vdekurve ka shkuar në 1.162, ndërsa i të plagosurve 3.554.

– 650 mijë gra shtatzëna të prekura nga përmbytjet kanë nevojë për kujdes shëndetësor

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) njoftoi se të paktën 650 mijë gra shtatzëna të prekura nga përmbytjet në Pakistan kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësore.

Në deklaratën e UNFPA-së, thuhet se 73 mijë gra, të cilat pritet të lindin muajin e ardhshëm, kanë nevojë për specialistë, përkujdesje dhe mbështetje për të sapolindurit.

Në deklaratë theksohet se të paktën 650 mijë gra shtatzëna të prekura nga përmbytjet kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësore.

Duke theksuar se 1.000 objekte shëndetësore, rrugë dhe ura në provincën Sindh dhe rreth 200 në Balochistan u dëmtuan nga përmbytjet, thuhet se kjo situatë rrezikon qasjen e grave në shërbime shëndetësore.​​​​​​​

Nga reshjet intensive në vend janë prekur 33,4 milionë njerëz. /aa

Related posts

40 viktima pas një sulmi ajror në kryeqytetin sudanez

Muhamet Ramadani

Kryeministri francez u mbijeton dy mocioneve të mosbesimit, hapet rruga për miratimin përfundimtar të buxhetit

RTI

Incidenti diplomatik me Vjosa Osmanin, reagon Ali Ahmeti: Skuqem nga turpi, falini se nuk e dinë çfarë bëjnë

admin