RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, rritet në 56 numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në kongresin e partisë

pakistan,-rritet-ne-56-numri-i-viktimave-nga-sulmi-vetevrases-ne-kongresin-e-partise

Numri i personave që humbën jetën në sulmin vetëvrasës që synoi kongresin e partisë Shoqëria e Ulemave Islam (JUI-F), një nga partnerët e qeverisë së koalicionit në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, u rrit në 56, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat pakistaneze, numri i viktimave u rrit në 56 pasi 2 persona të tjerë u plagosën rëndë në sulmin vetëvrasës në kongresin e organizuar nga anëtarët e JUI-F në rajonin Bajaur të Khyber Pakhtunkhwa më 30 korrik.

Autoritetet raportuan se 23 nga ata që humbën jetën në sulm ishin fëmijë. Organizata terroriste DEASH ka njoftuar se ka marrë përgjegjësinë për sulmin përmes një postimi në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Related posts

OBSH-ja verifikon 190 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Liban në tre muaj

Hevzi

Korea e Jugut dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje prej 477 milionë dollarësh për 18 sisteme raketore Chunmoo

admin

16 ditë nga vendosja e barrikadave në veri – autoritetet kosovare paralajmërojnë heqjen e tyre nëse këtë nuk e bënë KFOR-i

admin