RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmohet me armë zjarri një xhami shqiptare në Austri

sulmohet-me-arme-zjarri-nje-xhami-shqiptare-ne-austri

Një xhami shqiptare në qytetin Hollabrunn të Austrisë është sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës, pak para mesnatës, njoftoi Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame të Austrisë (ALKIG), transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga komuniteti, në momentin e incidentit në objekt nuk ka pasur besimtarë dhe si rezultat nuk ka të lënduar.

Komuniteti e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhune ndaj një institucioni fetar dhe kërcënim serioz për sigurinë e komuniteteve fetare, bashkëjetesën paqësore dhe rendin demokratik në shoqërinë austriake.

Në deklaratë u bëhet thirrje organeve kompetente të sigurisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për një hetim të plotë dhe të shpejtë të incidentit, identifikimin e autorëve dhe garantimin afatgjatë të sigurisë së institucioneve fetare.

Gjithashtu, komuniteti apeloi ndaj zyrtarëve politikë dhe publikut që të shmangin çdo formë gjuhe agresive ose polarizuese ndaj institucioneve fetare, duke theksuar se retorika e tillë mund të kontribuojë në përshkallëzimin e tensioneve, veçanërisht në periudha të ndjeshme.

Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj paqes, dialogut, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës së qëndrueshme në shoqërinë austriake.

Related posts

Izraeli vijon shkeljet në Gaza me sulme ajrore dhe shkatërrim të ndërtesave

admin

Ministria e Drejtësisë në SHBA publikon mbi 11 mijë dokumente të reja të dosjes së Jeffry Epstein, mes tyre edhe pasaporta e vjetër e tij

admin

Mbi 100 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në një minierë në Republikën Demokratike të Kongos

RTI