RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani bie dakord me FMN-në për një borxh prej 3 miliardë dollarësh

pakistani-bie-dakord-me-fmn-ne-per-nje-borxh-prej-3-miliarde-dollaresh

Pakistani ra dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një marrëveshje “stand-by” prej 3 miliardë dollarësh, transmeton Anadolu.

Shefi i Misionit të FMN-së në Pakistan, Nathan Porter njoftoi se FMN-ja dhe autoritetet pakistaneze ranë dakord për një marrëveshje të mbështetjes prej 3 miliardë dollarësh.

Porter theksoi se kjo marrëveshje bazohet në marrëveshjen e arritur me Pakistanin në vitin 2019.

Marrëveshja e gatishmërisë e arritur me FMN-në duhet të miratohet nga Bordi i Guvernatorëve të FMN-së në mes të korrikut. Borxhi prej 3 miliardë dollarësh që do t’i jepet në afat prej 9 muajsh është më e lartë se pritshmëria e Pakistanit.

Qeveria pakistaneze kishte shpresuar të lironte 2.5 miliardë dollarët e mbetur nga paketa e shpëtimit prej 6.5 miliardë dollarësh e rënë dakord në 2019.

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif në një deklaratë në Twitter është shprehur i kënaqur me realizimin e marrëveshjes. Ai tha se kjo marrëveshje do të forcojë rezervat valutore të Pakistanit, do të sigurojë stabilitetin ekonomik dhe do ta vendosë vendin në rrugën e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Me një popullsi prej mbi 230 milionë banorësh, borxhi kombëtar i Pakistanit është rreth 274 miliardë dollarë, që korrespondon me rreth 80 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo e bën vendin të prekshëm ndaj goditjeve ekonomike.

Related posts

Netanyahu: Do të fillojmë ofensivën tokësore në Rafah pavarësisht presionit ndërkombëtar

RTI

Niger: Junta akuzon Francën për një ndërhyrje të mundshme ushtarake

rezart morina

“Mesditë kundër Putinit”- Mijëra qytetarë në prostestë në ditën e 3 të zgjedhjeve në Rusi, përmbushin dëshirën e fundit të Navalnit

admin