RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani dënon Izraelin për Palestinën dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj Libanit dhe Sirisë

pakistani-denon-izraelin-per-palestinen-dhe-kerkon-ndalimin-e-menjehershem-te-sulmeve-ndaj-libanit-dhe-sirise

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka dënuar atë që e cilësoi si “agjendë gjenocidale” të Izraelit në Palestinë, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sharif tha se palestinezët, veçanërisht gratë, fëmijët dhe të moshuarit, kanë përjetuar pushtim, dëbime, vuajtje dhe vdekje. Ai shprehu shqetësim të veçantë për përhapjen e dhunës izraelite në Bregun Perëndimor, duke e lidhur dëbimin me forcë të palestinezëve me atë që ai e quajti “agjendë gjenocidale” të Izraelit.

Kryeministri pakistanez tha se zgjidhja e qëndrueshme e çështjes palestineze duhet të jetë krijimi i një shteti të pavarur, sovran dhe të qëndrueshëm palestinez, në kufijtë para vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, në përputhje me rezolutat përkatëse të OKB-së.

Ai dënoi gjithashtu agresionin e vazhdueshëm izraelit ndaj Libanit dhe Sirisë dhe kërkoi që këto sulme “të ndalen menjëherë”.

Sharif foli edhe për situatën në rajon, duke dënuar sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite dhe duke deklaruar se siguria dhe shenjtëria e Mekës dhe Medinës përbëjnë një “vijë të kuqe”. Ai tha se Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit nuk është e drejtuar kundër ndonjë shteti, por synon mbrojtjen, stabilitetin dhe paqen në rajon.

Në lidhje me krizën rajonale, kryeministri pakistanez bëri thirrje gjithashtu që ngushticat e Hormuzit dhe Bab el-Mandeb të mbeten të hapura, duke i cilësuar ato si rrugë jetike për ekonominë globale. Ai theksoi rolin e Pakistanit në përpjekjet diplomatike për të nxitur dialogun dhe negociatat për konfliktet në Lindjen e Mesme. /mesazhi

Related posts

Autoritetet në Gaza: 342 persona të vrarë në shkeljet izraelite që nga armëpushimit

RTI

Reuten: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, e meriton të bëhet anëtare e KiE-së

admin

Ekspertët japin alarmin: Niveli i deteve do të rritet me 30 centimetra, shkak Groenlanda

admin