RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deklarimet e tmerrshme gjenocidale të një banditi sionist: ja ç’propozon për Gazën dhe banorët e saj

deklarimet-e-tmerrshme-gjenocidale-te-nje-banditi-sionist:-ja-c’propozon-per-gazen-dhe-banoret-e-saj

Qenie të diskutueshme që po poshtërojnë dhe vetë botën me panjerëzillëkun e tyre

Kryetari i partisë politike izraelite të ekstremit të djathtë Zehout (Identiteti), Moshe Feiglin, bëri thirrje për shpopullimin e plotë të Rripit të Gazës dhe që popullit palestinez t’i jepet mundësia të zgjedhë midis dëbimit me forcë dhe vdekjes.

Gjatë një interviste në emisionin “Zëri i Parë” të transmetuar në kanalin Knesset, ky bandit sionist theksoi se asnjë palestinez nuk duhet të mbetet në Gaza, duke pretenduar se shumica dërrmuese e banorëve të Rripit duan të largohen, por se janë procedurat komplekse izraelite që po i pengojnë ata të largohen.

Në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj pyetjes së një gazetari në lidhje me fatin e atyre që refuzojnë këtë zhvendosje, Feiglin tha se ata duhet të detyrohen të largohen me çdo mjet të nevojshëm.

“Me çdo mjet të mundshëm. Do t’ua mbyllim tubat e ujit, për shembull.”

Përveç ndërprerjes së ujit, ky bandit sionist propozon gjithashtu që popullsia të vdesë nga uria, duke deklaruar se gazan do të detyrohet të largohet sapo të kërkojë një gotë ujë për të pirë, dhe kushdo që refuzon ta bëjë këtë duhet të vdesë nga etja, tha ai.

Feiglin nuk u tërhoq nga gazetari i ri kur e pyeti nëse ai në të vërtetë nënkuptonte shfarosjen e dy milionë njerëzve.

Po si ka mundësi që të bëhen deklarata të tilla gjenocidale kaq lehtësisht?! Kjo, sepse e keqja e Izraelit është relativizuar nga politikëbërës botërorë në atë masë as është bërë normale. Dhe kjo deri sa një ditë dhe ata vetë të bien viktima të këtij relativizimi, siç po ju ndodh sot palestinezëve. /tesheshi

Related posts

Franca dëbon shqiptarin që shpëtoi 8-vjeçarin nga zjarri

admin

Indi, 16 të vd’ekur nga vala ekstreme e të nxehtit

admin

Meloni: Shqipëria është një vend mik i Italisë dhe Bashkimit Evropian

Muhamet Ramadani