RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani zotohet se “do të bëjë më të mirën për suksesin” e bisedimeve SHBA-Iran

pakistani-zotohet-se-“do-te-beje-me-te-miren-per-suksesin”-e-bisedimeve-shba-iran

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, është zotuar se vendi i tij “do të bëjë më të mirën për suksesin” e bisedimeve të rralla të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit që nisin nesër në Islamabad, me synim përfundimin e një lufte që ka ndërprerë furnizimet me energji, bizneset dhe jetën e përditshme në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

“Nesër, udhëheqësit e të dy vendeve (SHBA dhe Iranit) do të jenë në Islamabad me ftesën tonë të sinqertë për të zhvilluar bisedime. Pakistani do të bëjë më të mirën për suksesin e bisedimeve, që është një detyrë e vështirë. Rezultati është në dorën e Zotit”, tha Sharif në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

“Kjo fazë e bisedimeve është vendimtare për të arritur një armëpushim të përhershëm”, shtoi ai.

Duke falënderuar Washingtonin dhe Teheranin për rënien dakord për një armëpushim dyjavor të ndërmjetësuar nga Islamabadi të mërkurën, Sharif u bëri thirrje qytetarëve “të luten për suksesin e bisedimeve, të cilat do të shpëtojnë mijëra jetë”.

Pakistani, së bashku me Turqinë, Kinën, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, të mërkurën arriti të sigurojë një armëpushim dyjavor mes Washingtonit dhe Teheranit, 39 ditë pasi SHBA dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, të dyja palët ranë dakord të takohen në Islamabad për bisedime me qëllim arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Sot, zv/presidenti amerikan, JD Vance, u nis nga Washingtoni dhe po udhëheq një delegacion që përfshin të dërguarin special të presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, si dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner.

Sipas burimeve pakistaneze, Delegacioni iranian, i cili pritet të udhëhiqet nga kryetari i parlamentit iranian, Bagher Qalibaf dhe të përfshijë ministrin e Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, pritet të mbërrijë në mbrëmje.

Related posts

Protestë në Stokholm kundër sulmeve izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Muhamet Ramadani

“Vendosi interesat e kombit mbi ato personale”- Mike Pence thirrje të dyja partive për qetësi: Joe Biden mori vendimin e duhur

admin

Turqia paralajmëron Suedinë të ekstradojë terroristët nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO

admin