RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina akuzon Izraelin për shfrytëzimin e luftës në Gaza ‘për të marrë kontrollin e xhamisë Al-Aksa’

palestina-akuzon-izraelin-per-shfrytezimin-e-luftes-ne-gaza-‘per-te-marre-kontrollin-e-xhamise-al-aksa’

Ministria e Jashtme palestineze akuzoi të premten qeverinë izraelite për shfrytëzimin e preokupimit të botës me luftën izraelite në Gaza ‘për të marrë kontrollin e xhamisë Al-Aksa’ në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

“Izraeli shfrytëzon preokupimin me luftën e gjenocidit në Rripin e Gazës dhe vendos më shumë masa judaizuese kundër xhamisë Al-Aksa”, thuhet në një deklaratë.

Deklarata dënoi ashpër sulmin e forcave izraelite ndaj besimtarëve palestinezë dhe pengimin e tyre për të arritur në xhami, si dhe dënoi sulmin izraelit ndaj gazetarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje.

Të premten herët, policia izraelite sulmoi palestinezët në Jerusalemin Lindor pasi i pengoi ata të arrinin në xhaminë Al-Aksa për faljen e së premtes.

Dëshmitarët thanë se policia hodhi bomba shurdhuese dhe gaz lotsjellës ndaj palestinezëve.

Kontigjente të mëdha policie u vendosën në portat e qytetit të vjetër të Jerusalemit dhe u ngritën pika kontrolli për të parandaluar kalimin e adhuruesve dhe vetëm të moshuarit lejoheshin të kalonin.

Që nga fillimi i konfliktit të fundit në Gaza më 7 tetor, policia izraelite ka vendosur kufizime të ashpra për hyrjen e besimtarëve në xhami, të cilat intensifikohen të premteve.

Grupet ekstreme të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor kanë shtuar gjithashtu sulmet ndaj palestinezëve, një zhvillim që është dënuar nga OKB-ja dhe një numër vendesh. /mesazhi

Related posts

Fotografi amerikan që takoi Arkanin: “Tigrat” vrisnin civilë të pafajshëm

admin

Kryediplomati turk Fidan takon në Stamboll homologun britanik David Cameron

admin

“Situatë e tensionuar e sigurisë”/ Serbia bllokon kalimin në kufi, Kosova thirrje qytetarëve: Shmangni me çdo kush kalimin nëpër territorin serb

admin