RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 20.424 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza

rritet-ne-20.424-numri-i-palestinezeve-te-vrare-ne-sulmet-e-izraelit-ne-gaza

Me 166 viktima në 24 orët e fundit, është rritur në 20.434 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ndaj të cilit ushtria izraelite vazhdon sulmet që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një deklaratë me shkrim informoi lidhur me situatën në Gaza.

Al-Qudra tha se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, janë vrarë 166 palestinezë ndërsa janë plagosur 300 të tjerë.

Ai theksoi se ka arritur në 20.424 numri i palestinezëve të vrarë ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 54.036 në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Gazës nga 7 tetori e deri më tani.

Related posts

Ambasadori gjerman i përgjigjet Petkoviqit pasi e akuzoi se po thotë të pavërteta

admin

Pjesëmarrje e nivelit të lartë nga 78 vende në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan

Muhamet Ramadani

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve më të fundit

Muhamet Ramadani