RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pa’lestina mirëpret vendimin e GJND-së: Triumf për drejtësinë dhe ripohim të së drejtës së popullit pa’lestinez për vetëvendosje

pa’lestina-mirepret-vendimin-e-gjnd-se:-triumf-per-drejtesine-dhe-ripohim-te-se-drejtes-se-popullit-pa’lestinez-per-vetevendosje

Presidenca palestineze mirëpriti deklaratën nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) që tha se pushtimi i territoreve palestineze nga izraeli që nga viti 1967 është i paligjshëm.

Në një deklaratë, presidenca e përshkroi vendimin si “një triumf për drejtësinë” dhe “ripohim të së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje, tokën dhe shtetësinë e tij”.

Deklarata vuri në dukje se vendimi i ICJ-së është një përgjigje ndaj rezolutës së parlamentit izraelit të enjten që hodhi poshtë krijimin e një shteti palestinez.

GJND tha se pushtimi prej dekadash i tokës palestineze nga Izraeli është “i paligjshëm” dhe duhet t’i jepet fund “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në fund të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme kishte miratuar një rezolutë duke kërkuar nga GJND-ja të jepte një opinion këshillues mbi pasojat ligjore që lindin nga pushtimi izraelit i territoreve palestineze që nga viti 1967, se si politikat dhe praktikat e Izraelit ndikojnë në statusin ligjor të okupimit, dhe cilat janë pasojat juridike që lindin për të gjitha shtetet dhe OKB-në nga ky status. /abcnews

Related posts

Sulmi rus në Odesa shkaktoi 20 viktima, Zelensky zotohet se do të kundërpërgjigjet

admin

Iz’raeli i kërkon UNRWA-së që brenda një muaji të lirojë zyrat e saj në Kudsin Lindor

Muhamet Ramadani

Kina përsërit thirrjen për kalim të lirë dhe të sigurt në Ngushticën e Hormuzit

Kushtrim Guraj