Ushtria ruse e ka shkatërruar në masë të madhe Bakhmutin, duke e shndërruar në zonë tërësisht të pabanueshme.
Blogu ukrainas “Operativno_ZSU” ka publikuar pamje nga droni i qytetit ku pos dhjetëra ndërtesave të shkatërruara, shihen trupa ushtarësh të vrarë e të ngelur përtokë.
Edhe një numër i madh tankesh kanë mbetur në fushëbetejë.
Luftime të ashpra janë zhvilluar në këtë qytet tash e disa javë.
Ushtria ruse ka pretenduar se ka zaptuar një pjesë të konsiderueshme të territorit, derisa dhjetëra ushtarë janë vrarë nga dy taborët. /koha
Це сьогодення міста Бахмут.
93 бригада Холодний Яр залишається в місті та знищує ворога.https://t.co/7afzWKQabH pic.twitter.com/CoJNdFJ5r7— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) March 26, 2023