RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pamje prekëse në Gaza: të liruarit ribashkohen me familjet, ndërsa sulmet vazhdojnë

pamje-prekese-ne-gaza:-te-liruarit-ribashkohen-me-familjet,-ndersa-sulmet-vazhdojne

Në Rripin e Gazës janë regjistruar pamje prekëse teksa pesë të burgosur palestinezë, të liruar papritur nga Izraeli, u ribashkuan me familjet e tyre. Të liruarit u dërguan në spitalin Al-Aqsa për kontrolle mjekësore, ku u përqafuan mes lotësh nga të afërmit e tyre.

Megjithatë, shumë familje të tjera u kthyen të zhgënjyera, pasi nuk gjetën mes të liruarve të dashurit e tyre. Po gjatë ditës, autoritetet izraelite dorëzuan trupat e 45 palestinezëve që ishin mbajtur nga ushtria izraelite, dhe identifikimi i tyre pritet të nisë nesër.

Ndërkohë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit, sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë. Një shkollë në lagjen Shujayea, ku strehoheshin mijëra persona të zhvendosur dhe ku po zhvillohej një dasmë, u godit nga forcat izraelite, duke plagosur tre palestinezë, përfshirë një fëmijë. Në Rafah, tre persona u vranë, ndërsa në lindje të Khan Younisit po vazhdon shkatërrimi i banesave.

Banorët palestinezë thonë se, edhe pse është në fuqi armëpushimi, ndihen të pasigurt dhe të rrezikuar kudo në Gaza. /mesazhi

Related posts

Shefi i OKB-së denoncon ‘shkatërrimin’ në Ukrainë në sy të ministrit rus

Muhamet Ramadani

Edi Rama për Edi Ramën: “Servil me të huajt, xhambaz ndaj të vetëve”

RTI

Në QNR rinumërohen 65% apo 1,662 nga 2,557 vendvotime

RTI