RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia dhe stikerat ulën numrin e veturave të paregjistruara në Kosovë

policia-dhe-stikerat-ulen-numrin-e-veturave-te-paregjistruara-ne-kosove

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, ka thënë se angazhimi i Policisë së Kosovës, si dhe vendosja e stikerave në xhama të automjeteve ka ulur dukshëm numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë.

Mazreku tregon se momentalisht Kosova ka numrin më të ulët të automjeteve të paregjistruara që nga përfundimi i luftës e deri më tash.

“Angazhimi jonë i madh tashmë po jep rezultate konkrete, numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë ka rënë dukshëm,” ka thënë Mazreku.

Sipas tij, angazhimi i madh për ta sjellë Kosovën në këtë pozitë ka qenë hap i domosdoshëm për krijimin e mundësive që Kosova të jetë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

Related posts

Sot betohet kryetari shqiptar i Mitrovicës së Veriut

admin

Kosova po armatoset, Maqedonci deklarohet pas nënshkrimit të kontratës me prodhuesin amerikan

admin

Trump nis fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

admin