Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku mbërriti për vizitë në Ulanbator, kryeqytetin e Mongolisë, raporton Anadolu.
Papa Françesku dhe delegacioni që e shoqëron u prit me ceremoni në aeroportin ndërkombëtar “Chinggis Khaan” nga ministrja e Jashtme e Mongolisë, Batmunkh Battsetseg.
Papa do të fillojë nesër takimet në Mongoli ku shumica e popullatës është budiste dhe ku jetojnë rreth 1.500 katolikë.
Pritet që Papa të takohet me presidentin e Mongolisë, Ukhnaagiin Khurelsukh dhe të mbajë një fjalim drejtuar përfaqësuesve diplomatikë.
Takimet e Papës i cili do të takohet me katolikët në vend do të përfundojnë më 4 shtator.
Në Mongoli Papës iu servir pije dhe gjizë të bëra nga qumështi i gjedhëve (lopës), bagëtisë së emërtuar jak dhe devesë dhe të cilat simbolizojnë kulturën nomade të popullit mongol.
Mësohet se për të ndjekur vizitën e Papës në Mongoli, në kryeqytetin Ulanbator kanë mbërritur rreth 150 gazetarë.