RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja prezanton bombarduesin e ri bërthamor B-21 Raider

shba-ja-prezanton-bombarduesin-e-ri-berthamor-b-21-raider

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë zbuluar bombarduesin e saj më të ri të fshehtë bërthamor, B-21, i cili gradualisht do të zëvendësojë avionët e parë të lëshuar në Luftën e Ftohtë.

Bombarduesi i parë i ri në 30 vjet mund të kushtojë afro 700 milionë dollarë dhe mund të mbajë armë bërthamore dhe konvencionale, raportoi BBC-ja të shtunën.

Siç pritej, detajet specifike të avionit mbeten të pazbuluara

B-21 Raider u zbulua gjatë një ceremonie të premten në objektin e prodhuesit Northrop Grumman në Kaliforni.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se avioni do të ofrojë përparime të rëndësishme mbi bombarduesit ekzistues në flotën amerikane, duke deklaruar se “edhe sistemet më të sofistikuara të mbrojtjes ajrore do të luftojnë për të zbuluar B-21 në qiell”.

“Pesëdhjetë vjet përparime teknologjinë kanë hyrë në këtë avion,” tha ai.

Ai shtoi se avioni është ndërtuar gjithashtu me një “arkitekturë të sistemit të hapur”, e cila lejon përfshirjen e “armëve të reja që as nuk janë shpikur ende”.

Ndërsa potenciali për një fluturim pa ekuipazh nuk u përmend gjatë ceremonisë, një zëdhënëse e Forcave Ajrore të SHBA-së tha se “nuk kishte asnjë vendim për të fluturuar pa ekuipazh”.

Fluturimi i parë me një B-21 pritet të bëhet vitin e ardhshëm.

Ai përfundimisht do të zëvendësojë modelet B-1 dhe B-2 dhe flota vlerësohet të kushtojë 203 miliardë dollarë për t’u zhvilluar, blerë dhe funksionuar gjatë 30 viteve, sipas Bloomberg.

Gjashtë avionë janë aktualisht në prodhim, bëri të ditur prodhuesi.

Forcat Ajrore të SHBA-së po planifikojnë të blejnë të paktën 100 avionë të tillë.

Related posts

Katër aksidente me fatalitet gjatë janarit – kërkohet të vendosen kamera statike në rrugë

RTI

Nuk ndalen rebelët e Huthit, pretendojnë se kanë sulmuar gjashtë anije

admin

Putin dhe kryeministri armen diskutojnë për situatën në Karabak

admin