RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Leoni XIV përsëriti thirrjen për paqe derisa largohej nga Libani

papa-leoni-xiv-perseriti-thirrjen-per-paqe-derisa-largohej-nga-libani

Kreu i Vatikanit, Papa Leoni XIV përfundoi programin e tij në Bejrut dhe u largua nga Libani, raporton Anadolu.

Pasi zhvilloi takime në Bejrut si pjesë e vizitës së tij zyrtare tre-ditore, Papa Leoni u nis për në aeroportin ndërkombëtar “Rafic Hariri” për fluturimin e tij për në Romë të Italisë.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e lamtumirës, ​​ku morën pjesë kryetari i Parlamentit, Nabih Berri dhe kryeministri Nawaf Salam, presidenti libanez Joseph Aoun tha se vizita e Papës do të lërë përshtypje të paharrueshme në kujtesën e Libanit dhe popullit të tij.

“Ju sollët mesazhe shprese dhe paqeje në Liban, vizituat rajone të ndryshme dhe u pritët me shumë dashuri nga të gjitha segmentet e shoqërisë. Ky interes zbulon dëshirën e thellë që ndjen populli ynë për paqe dhe stabilitet”, tha Aoun.

Ai falënderoi Papa Leonin për vizitën e tij, duke thënë: “Në takimet tuaja me popullin libanez, ne ndjemë dashurinë që keni për këtë vend dhe sinqeritetin e mesazhit tuaj”.

– “Të mbarojnë sulmet dhe armiqësitë”

Papa Leoni tha se kaloi një kohë të mrekullueshme në Liban dhe se largimi është i vështirë për të. “Nuk po ndahemi, përkundrazi pasi u takuam me njëri-tjetrin, do të vazhdojmë të ecim përpara së bashku. Në këtë frymë vëllazërie dhe angazhimi për paqen shpresojmë të përfshijmë të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë ata që aktualisht e konsiderojnë veten armiq”, tha ai.

Duke theksuar se vizita e tij në vendin e shpërthimit në portin e Bejrutit e ka prekur thellësisht, Papa tha se lutet për ata që humbën jetën në tragjedinë që ndodhi më 4 gusht 2020.

Papa Leoni shtoi se aktualisht në jug të vendit po përjetohet “tension dhe paqëndrueshmëri”. “Le të marrin fund sulmet dhe armiqësitë. Duhet të pranojmë që lufta e armatosur nuk shërben më për asnjë qëllim. Armët vrasin, ndërsa negociatat, ndërmjetësimi dhe dialogu janë konstruktive. Le të zgjedhim paqen jo vetëm si qëllim, por edhe si rrugë”, tha kreu i Vatikanit.

Pas fjalimeve, avioni që mbante Papën dhe delegacionin e tij u nis nga aeroporti i Bejrutit.

Pas vizitës së tij në Turqi, Papa Leoni XIV udhëtoi për në Liban më 30 nëntor dhe zhvilloi takime zyrtare.

Related posts

Prokuroria jep detaje rreth arrestimit të dy mjekëve të Spitalit të Vushtrrisë

admin

Scholz kërkon rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi

admin

Eurokomisarja Kos: Jemi në gjysmën e rrugës së zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

admin