RTV AHIRETI
Kuzhinë

Paragjellë e mrekullueshme: Çorbë nga kungulli

paragjelle-e-mrekullueshme:-corbe-nga-kungulli

Mund të përdoret edhe si një pjatë e parë dreke, por pse jo edhe si një vakt darke për ata që janë në dietë

Përbërësit:

– 750 g kungull të pastruar,
– 1 qepë e madhe,
– 1 lugë e vogël xhenxhefil,
– 1 spec i kuq,
– 2 lugë vaj,
– 7,5 dl lëng perimesh,
– ½ tufe majdanoz,
– 4 dl qumësht kokosi,
– lëng limoni,
– kripë,
– piper,
– susam.

Përgatitja:

Kungullin priteni në kube. Qepën dhe specin pastroni dhe grini.

Në tenxhere nxehni vajin dhe fërgoni perimet, përzieni xhenxhefilin, qitni lëngun e perimeve dhe gjysmë ore zieni të mbuluar me kapak në temperaturë të ulët.

Majdanozin shpëlajeni me ujë, priteni, pos disa fletë (për dekorim) dhe shtoni në çorbë.

Të gjitha grimconi me mikser.

Qitni qumështin e kokosit dhe zieni. Qitni lëngun e limonit, kripë, piper dhe sheqer.

Shërbejeni bashkë me kungull me copa të thekura buke dhe qitni susam të pjekur.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Paragjellë e mrekullueshme: Çorbë nga kungulli appeared first on Telegrafi.

Related posts

Hiti i ri veror: A do ta provonit picën me limon?

rezart morina

Ushqimet tradicionale në sofrën shqiptare në Ramazan

rezart morina

Pakora me perime: Vështirë t’i rezistosh shijes së këtij gatimi indian

admin6