RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Paralajmërimi për bllokim të rrugëve nga serbët – qytetarëve u kërkohet të mos udhëtojnë drejt Merdares

paralajmerimi-per-bllokim-te-rrugeve-nga-serbet-–-qytetareve-u-kerkohet-te-mos-udhetojne-drejt-merdares

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin për sot udhëtimin drejt pikës kufitare në Merdar.

Kjo vie si rezultat i paralajmërimit nga ana e serbëve për bllokim të rrugëve.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdar, se në pjesën e Serbisë, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokim të rrugës drejt Kurshumlisë.

Ky bllokim do të ndodh për të gjitha ato automjete që udhëtojnë përmes Merdares drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe drejt Suboticës.

Bllokimi i rrugëve do të ndodh për ti orë, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Related posts

Shkollat mbyllen, shtëpitë digjen nga sulmet izraelite dhe të kolonëve nga Ramallahu deri në Jerusalem

RTI

​Kurti takon Komandantin e KFOR-it, kërkon mesazhe të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri

admin

Dialogu Kosovë-Serbi, njohësit e politikës: Po hyjmë në fazën e arritjes së marrëveshjes përfundimtare

admin