RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Paralajmërohet sërish shtrenjtim i energjisë elektrike

paralajmerohet-serish-shtrenjtim-i-energjise-elektrike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) është duke e shqyrtuar kërkesën e KESCOS dhe KEDS-it për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, në Komisionin parlamentar për ekonomi, ka theksuar në dhjetor të vitit të kaluar kanë filluar shqyrtimin jashtëzakonshme të tarifave të energjisë elektrike.

Fejzullahu ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike, ka theksuar se edhe ky vit do të jetë sfidues, pasi që çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë tejet të larta.

“Kur është dorëzuar ky plan i performancës në nëntor të vitit të kaluar, siç e dini ZRRE-ja në atë kohë nuk e ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Shqyrtimi i jashtëzakonshme si një prej aktiviteteve që nuk mund të parashihet në kuadër të aktiviteteve dhe të planit të perfomrancës, është edhe shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, i cili edhe në vitin e kaluar ka ndodhur një herë, por edhe këtë vit domosdoshmërisht është duke ndodhur për shkak se janë plotësuar kriteret e parapara me Ligj dhe ZRRE-ja në dhjetor të vitit të kaluar ka hapur edhe shqyrtimin e jashtëzakonshme të tarifave për vitin 2023”, ka theksuar Fejzullahu, duke shtuar se paralelisht me këtë proces është duke u bërë edhe shqyrtimi i rregullt pesëvjeçar i tarifave.

Related posts

Tensionet në Kosovë/ Burimi: Prishtina ka nevojë për mbështetje të madhe. Shqipëria mos të heshtë

admin

Po shoqëronte ish-drejtorin e arratisur të bankës të akuzuar për skemë mashtrimi miliona dollarëshe, humb jetën në aksident ajror shefi i policisë!

admin

Në mes të luftës me Rusinë, Parlamenti ukrainas bllokon ndryshimet në qeveri! Rrëzohet propozimi i Zelenskyt për ministrin e Energjisë

admin