RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës

parandalohet-edhe-nje-rast-i-kontrabandes-me-mallra-ne-veri-te-mitrovices

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

“Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë”, thuhet në njoftimin e PK-së

Mallrat e kontrabanduar përfshijnë:

Farmerka

Kampiona {këpurdhë}

Djath

Ajkë dhe

Mallra nga tekstili

Personi i dyshuar, që rezulton të jet recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.

Related posts

Trazirat në Peru, mijëra turistë të bllokuar në Machu Picchu

admin

Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara

RTI

Koka e derrit hidhet në çatinë e xhamisë së Mançesterit të Madh

admin