Mijëra demonstrues u mblodhën të shtunën në Paris për të protestuar ndaj presidentit të Francës Emmanuel Macron për rritjen e çmimeve dhe reformën e pensioneve, raporton Anadolu Agency (AA).
Jelekët e Verdhë dolën sërish në rrugë për të protestuar kundër reformës së pensioneve të Macron-it dhe inflacionit të lartë.
Jamal Bouaban, një anëtar i lëvizjes “Jelekët e Verdhë”, tha se pavarësisht pjesëmarrjes së dobët, grupi arriti qëllimin e tij për të konfirmuar se zërat e tyre nuk janë zhdukur dhe se qeveria e Macron-it duhet t’i dëgjojë kërkesat e tyre dhe t’i marrë ato seriozisht.
“Ne dolëm sot për hir të të gjithë francezëve që po vdesin nga uria për shkak të çmimeve të larta që ata nuk mund t’i përballojnë më”, tha ai, paralajmëruar më shumë demonstrata.
Ndërkohë, greva e mjekëve është bërë së fundmi një problem tjetër për Francën pasi profesionistët shëndetësorë janë në një ndërprerje të dytë pune nga 2 deri më 8 janar.
Mjekët u mblodhën të enjten në Paris për të kërkuar kushte më të mira pune. Mijëra demonstrues marshuan drejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbajtën një minutë heshtje për të përkujtuar mjekët që kanë kryer vetëvrasje.
Franca është përballur me një “epidemi e trefishtë” të koronavirusit, gripit dhe bronkiolitit. Është rritur numri i pacientëve në urgjencë, duke shkaktuar pritje të gjata.
Mjekët e përgjithshëm, të konsideruar si shtylla e dytë e sistemit francez të kujdesit shëndetësor, filluan grevën më 26 dhjetor, duke kërkuar kushte më të mira pune.
Thousands of protesters took to the streets of Paris and other cities in France to protest against Macron’s policies, rising inflation, and increasing costs of living.
Western media outlets pretend that these protests are not happening, as usual. pic.twitter.com/cNUjqaBYei
— Hassan Mafi (@thatdayin1992) January 8, 2023