RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti francez miraton projektligjin e debatueshëm për vdekjen e asistuar

parlamenti-francez-miraton-projektligjin-e-debatueshem-per-vdekjen-e-asistuar

Deputetët francezë kanw votuar për miratimin e një projektligji që vendos të drejtën për vdekje të asistuar, pas vitesh debatesh, transmeton Anadolu.

Transmetuesi BFMTV raportoi se Asambleja Kombëtare votoi për krijimin e së drejtës për vdekje të asistuar për disa të rritur, nën kushte të rrepta, pas vitesh mosmarrëveshjesh dhe ndryshimesh të bëra në projektligj.

Deputetët e miratuan projektligjin me 291 vota pro dhe 241 kundër. Ai ishte rrëzuar më parë tre herë nga Senati, dhoma e lartë e parlamentit francez.

Kryeministri Sebastien Lecornu pritet të dërgojë pjesë të projektligjit në Këshillin Kushtetues për shqyrtim, përpara se ai të hyjë në fuqi si ligj.

Projektligji do të lejojë vdekjen e asistuar për të rriturit që vuajnë nga një sëmundje “e rëndë dhe e pashërueshme”, e cila rrezikon jetën dhe ndodhet “në fazë të avancuar ose terminale”.

Ai do të zbatohet vetëm në rastet kur sëmundja u shkakton pacientëve vuajtje të vazhdueshme fizike ose psikologjike, të padurueshme ose rezistente ndaj trajtimit.

Vdekja e asistuar është tashmë e ligjshme në afro një duzinë vendesh evropiane, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Holandën.

Related posts

Pas aksionit të djeshëm të policisë në veri, KFOR vendos automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit

Muhamet Ramadani

Trump: Nuk mund ta lejojmë Kinën të na mposhtë në inteligjencën artificiale dhe kriptovaluta

admin

Trumpi mohon se SHBA-ja po përballet me mungesë armësh

Muhamet Ramadani