RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Alexander Van der Bellen rizgjedhët president i Austrisë

Fituesi i zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Austri është kandidati i pavarur Alexander Van der Bellen.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen është rizgjedhur, treguan projeksionet të dielën, pas fushatës mbi premtimet për stabilitet, ndërsa vendi alpin po kalon krizë energjetike dhe inflacioni.

Parashikimet treguan se presidenti aktual 78-vjeçar mori 54.6 përqind të votave me gjashtë kandidatë të tjerë që mbeten shumë prapa.

Rezultati zyrtar përfundimtar pritet sot gjatë ditës.

Familja e Van der Bellenit, në vitin 1919 migroi nga Rusia në Estoni për shkak të luftës civile. Familja e Van der Bellen, me të atin migrant rus dhe të ëmën estoneze, iku në Vjenë kur Rusia aneksoi Estoninë në vitin 1940. Van Der Bellen lindi në Vjenë më 18 janar 1944. Më vonë, familja Bellen u vendos në shtetin Tirol në perëndim të Austrisë.

Profesor i ekonomisë

Karrierën e tij akademike Van Der Bellen e filloi në qytetin Innsbruck të Tirolit, ku e përfundoi në Universitetin e Innsbruck-ut. Në Qendrën Shkencore të Berlinit Perëndimor ku u gjend për të zhvilluar hulumtime, ai punoi së bashku me shkencëtarin turk Murat Rauf Sertel. Doktoraturën e kreu në Universitetin e Innsbruck-ut, ndërsa në periudhën mes viteve 1976 dhe 1990 punoi si profesor i ekonomisë në universitetin e Innsbruck-ut dhe Vjenës.

11 vite kryetar i përgjithshëm

Në vitet e 70-ta dhe 80-ta Van der Bellen ishte anëtar i Partisë Social Demokratike (SPÖ), kurse në vitin 1994 u zgjodh deputet nga Partia e Gjelbër, nga e cila u ndikua për qasjet e saj ambientaliste. Në zgjedhjet e vitit 1997, ai u zgjodh kryetar i përgjithshëm i Partisë së Gjelbër, detyrë këtë të cilën e kreu për 11 vite, konkretisht deri në vitin 2008. Van der Bellen tregoi sukses të madh duke e rritur përqindjen e votave të partisë së tij nga pesë në 11. Megjithatë, ai dha dorëheqje pasi partia e tij humbi numër të votave në zgjedhjet në vitin 2008.

Van der Bellen ka qenë i martuar dy herë dhe ka dy djem. Për të thuhet se ka respekt ndaj religjioneve ndërsa veten e quan sekular.

Njihet për qasjet liberale

Van der Bellen tërheq vëmendjen me deklaratat e tij në favor të Bashkimit Evropian (BE) dhe refugjatëve, ndërkohë që njihet për qasjet e tij liberale ndaj muslimanëve dhe refugjatëve.

Van der Bellen, i cili thekson se është i biri i një familjeje refugjatësh, mendon se duhet përkrahur refugjatët e luftërave, megjithatë duhet të ketë kujdes më të madh ndaj atyre që vijnë për shkaqe ekonomike. Sipas tij, të huajt janë fitim për vendin. Ai thotë se bota që globalizohet ka ndryshuar dhe se është e nevojshme që secili të hapërojë me këto ndryshime. /mesazhi/aa

Related posts

Rreth 40 qytetarë të shtrirë në spitale pas dyshimit se u helmuan nga ushqimi, AUV mbyll lokalin në Malishevë

admin6

Ushtria izraelite kryen bastisje në Bregun Perëndimor, arreston disa palestinezë

admin

“Izraeli do të përdorë forcë kundër raketave të lëshuara nga Gaza”

admin