RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

parlamenti-i-spanjes-nuk-mbeshtet-iniciativen-se-partise-katalunase-“junts”-per-njohjen-e-shtetit-te-kosoves,-293-deputete-votuan-kunder

Parlamenti i Spanjës me shumicë dërmuese të votave ka votuar kundër iniciativës së partisë katalunase “Junts” për t’i kërkuar Qeverisë spanjolle njohjen e shtetit të Kosovës.

Në videon e publikuar nga Parlamenti i Spanjës bëhet e ditur se 293 deputetë kanë votuar kundër, 25 në favor dhe 27 deputetë kanë abstenuar.

Ditë më parë, Miriam Nogueras, anëtare e Parlamentit, zëdhënëse e partisë katalunase në një deklaratë për Telegrafin kishte thënë se presin mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike.

“Nuk mund të them të njëjtën gjë nga partitë politike spanjolle. Ne do të negociojmë deri në minutën e fundit”, ishte shprehur Nogueras.

Related posts

OKB: Duhet të përfundojnë kufizimet për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Muhamet Ramadani

BE i jep Ukrainës 1.5 miliardë euro pas sulmeve të fundit ruse

Muhamet Ramadani

Naim Murseli i kërkoi para borxh një efektivi amerikan disa ditë përpara vrasjes së Liridonës/ Efektivi: Shuma që më kërkoi hua përputhet me shumën që dyshohet se i dha vrasësit

admin