RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti italian miraton marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë

parlamenti-italian-miraton-marreveshjen-per-emigrantet-me-shqiperine

Parlamenti italian miratoi marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar mes dy vendeve, duke i lejuar Italisë të ndërtojë dy qendra emigrantësh në territorin e Shqipërisë, transmeton Anadolu.

Ka përfunduar procesi për miratimin e memorandumit të migracionit në parlament, të cilin qeveria e koalicionit të djathtë e udhëhequr nga Giorgia Meloni nënshkroi me Shqipërinë më 6 nëntor 2023, me qëllim frenimin e numrit në rritje të emigrantëve që vijnë nga Afrika dhe lehtësimin e presionit mbi qendrat e emigrantëve anembanë vendit dhe që tërhoqi reagimin e opozitës italiane.

Memorandumi, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve, Dhoma e Ulët e Parlamentit më 24 janar, u hodh në votim sot edhe në Dhomën e Lartë, Senat. Në votimin e zhvilluar sot në Senatin prej 205 vendesh, marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri u miratua me 93 vota pro dhe 61 kundër.

Sipas kësaj, marrëveshja që përcakton se Italia do të ndërtojë dy qendra emigrantësh në Shqipëri për të pritur deri në 36 mijë emigrantë të parregullt në vit u pranua nga parlamenti italian.

Opozita e majtë në Itali e kundërshtoi këtë marrëveshje me arsyetimin se ishte kundër të drejtave të njeriut. Edhe disa parti më të vogla opozitare e kundërshtuan këtë hap me arsyetimin se do të ishte një barrë për Italinë për sa i përket logjistikës dhe kostos.

Ndërkohë, marrëveshja, e cila shkaktoi polemika në Shqipëri, u shqyrtua për herë të fundit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe më 29 janar u konstatua se ishte në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

Marrëveshja e cila i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë për miratim, pret të diskutohet dhe votohet aty.

Marrëveshja e diskutueshme e imigracionit

Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministrja italiane, Meloni dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama në Romë më 6 nëntor 2023, parashikon që disa nga emigrantët e parregullt të shpëtuar nga forcat italiane të sigurisë në Detin Mesdhe të transferohen në Shqipëri dhe të qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.

Marrëveshja nuk mbulon emigrantët e mitur, gratë shtatzëna dhe njerëzit vulnerabël të shpëtuar nga anijet e kërkim-shpëtimit të organizatave joqeveritare me bazë në Evropë.

Në kuadër të marrëveshjes, Italia është planifikuar të ndërtojë një qendër pritjeje fillestare në portin e Shëngjinit në veriperëndim të Shqipërisë dhe qendër riatdhesimi për procedurat e mëvonshme në rajonin e Gjaderit.

Related posts

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, apelon për ndihmë për të mbijetuarit nga tërmetet turke

rezart morina

Për një javë, konfiskohen shtatë armë zjarri në Prishtinë

RTI

Erdoğan: Zbulimi i rrjetit të spiunazhit të Izraelit, vetëm hapi i parë

admin