Parlamenti ukrainas ka zgjatur sërish ligjin e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm, që hynë në fuqi që prej 24 shkurtit të këtij viti, pas agresionit rus kundër vendit.
Kryetari i parlamentit njoftoi sot vendimin për zgjatjen e ligjit të luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm.
Dekretet, që përfshijnë ndalimin e largimit nga vendi të burrave nga 18 deri në 60, tani do të zbatohet deri më 21 nëntor.
Kjo është hera e dytë që shtyhet ligji i luftës që prej pushtimit rus.
Ligji i luftës i jep ushtrisë të drejta më të mëdha dhe kufizon të drejtat civile, siç është e drejta për të protestuar.
Shumë ekspertë e konsiderojnë zgjatjen e ligjit të luftës si tregues i vazhdimit të mëtejshëm të luftës në Ukrainë. /atsh