Në përpjekjet e vazhdueshme të kërkim-shpëtimit në qytetin Adiyaman të Turqisë, dy vajza të reja u shpëtuan nga rrënojat 153 orë pas tërmetit
Një vajzë 22-vjeçare dhe një tjetër 28-vjeçare, janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin Adiyaman të Turqisë, pas 152 orësh qëndrim nën to.
Ekipet turke të kërkim-shpëtimit nga poshtë rrënojave kishin dëgjuar zërin e 22-vjeçares të quajtur Rabia.
Kështu, kishin arritur t’i gjenin të dyja motrat, të cilat kishin mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë, të hënën e 6 shkurtit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit, shëndetësisë, policisë dhe xhandarmërisë turke raportohet se punuan për tetë orë për t’i shpëtuar ato.
Ekipet e Shëndetësisë, policisë dhe xhandarmërisë turke vijojnë punën për t’i shpëtuar ata që kanë mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së ndërtesave.
Të dyja motrave i janë bërë kontrollet e para dhe tashmë i janë dorëzuar ekipeve shëndetësore për t’i dërguar në spital, raporton AA.
Shifra e të vdekurve në Turqi e Siri tashmë kaluar në mbi 28 mijë. /dukagjini
Adıyaman’da enkaz altında kalan 22 yaşındaki Rabia, AFAD, UMKE, 112 Acil Sağlık, polis ve jandarma ekipleri tarafından 152. saatte kurtarıldı pic.twitter.com/nOlWDJzox7
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) February 12, 2023