RTV AHIRETI
Lajme

Pas 26 vjetësh qyteti i Pejës nuk shënoj asnjë vrasje gjatë vitit 2025

pas-26-vjetesh-qyteti-i-pejes-nuk-shenoj-asnje-vrasje-gjate-vitit-2025

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka prezantuar rezultatet e punës për vitin 2025, duke e cilësuar këtë vit si një nga më sfiduesit, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që ajo drejton.

Në një paraqitje publike në fillim të vitit, Vuçetaj theksoi se siguria e qytetarëve ka qenë prioriteti dhe sfida kryesore gjatë punës së përditshme të Prokurorisë.

Ajo ka veçuar si arritjen më domethënëse faktin se viti 2025 shënon një moment historik për rajonin e Pejës.

Sipas të dhënave të Prokurorisë Themelore, për herë të parë pas 26 vjetësh nga përfundimi i luftës, ky rajon nuk ka regjistruar asnjë rast vrasjeje.

Sipas saj, ruajtja e qetësisë publike dhe luftimi i veprave penale kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe angazhim të vazhdueshëm të institucioneve të rendit, në veçanti një polici aktive dhe profesionale.

The post Pas 26 vjetësh qyteti i Pejës nuk shënoj asnjë vrasje gjatë vitit 2025 first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BE: Së shpejti plan veprimi për flukset migratore

admin

Roja bregdetare turke shpëtoi emigrantët që u kthyen nga forcat greke

admin

Kryenegociatori i Kosovës takim me shefat e misionit të BE: Fokusi te avancimi drejt statusit kandidat dhe hapja e negociatave!

admin