RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas Francës, Gjermania: Grevat paralizojnë transportin publik dhe fluturimet!

pas-frances,-gjermania:-grevat-paralizojne-transportin-publik-dhe-fluturimet!

Transporti publik në Gjermani rrezikon të paralizohet sot nga një grevë masivë e organizuar prej dy sindikatave më të fuqishme në vend: Ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG.

Autobusët dhe trenat nuk do të lëvizin nga vendi e pothuajse në të gjitha aeroportet gjermane, avionët nuk do të ngrihen në ajër. Trafiku ajror në Frankfurt, Mynih pezullohet i gjithi. Në grevë janë sot edhe shumë aeroporte të tjera si Hamburgu, Laipzigu, Halle, Drezden, Dyseldorf, Kölni e Dortmundi.

Vetëm aeroporti i Berlinit do të jetë në funksion, por edhe aty do të ndjehen pasojat e grevës. Përfaqësuesja e negociatave në komuna, Karim Welge i kritikoi sindikatat për këtë lëvizje, duke thënë se “e drejta e grevës po përdoret në mënyrë të tepruar”. Ajo u shpreh e zemëruar” që sindikatat e shkallëzojnë situatën, duke theksuar se “ky nuk është toni negociues që ne përdorim”.

Edhe Deutsche Bahn, Hekurudha Gjermane kritikoi sindikatat duke e quajtur grevën “tërësisht të ekzagjeruar e të panevojshme” dhe kërkoi kthimin e tyre në tryezën e bisedimeve. Kërkesat e sindikatës së shërbimit publik ver.di janë për 10,5% më shumë rrogë mujore kurse ajo e sindikatës së Trafikut dhe Shinave, EVG për 12,5% më shumë rrogë mujore për të kompensuar inflacionin e lartë, që vitin e kaluar arriti në gati 10%.

Verdi përfaqëson rreth 2.5 milionë punëtorë në sektorin publik të Gjermanisë, ndërsa EVG përfaqëson rreth 230.000 punëtorë.

Related posts

Mbi 100 të arrestuar në një megaoperacion në Turqi, sekuestrohen armë dhe drogë

admin

Trump: Askush nuk më bindi për Iranin, vendimi ishte i imi! Trupat e NATO-s në Groenlandë? Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë

admin

Jasharaj: Nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë

admin