RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

pas-takimit-sorensen-kurti,-shefi-i-zyres-se-be-se:-ligji-per-te-huajt-do-te-zbatohet-me-masa-shtese

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav, ka deklaruar se është arritur pajtim me institucionet e Kosovës për zbatimin e Ligjit për të Huajt, i cili pritet të nisë së zbatuari nga nesër.

Ai tha se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar për çështjet vendore dhe rëndësinë e zgjidhjes së tyre sa më shpejt, në mënyrë që vendi të ecë përpara në procesin e integrimit evropian.

Sipas Oravit, në javët e fundit janë zhvilluar diskutime intensive ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me zbatimin e këtij ligji, ndërsa tashmë është arritur një marrëveshje që përfshin edhe disa masa shtesë.

“Shpresojmë që të gjitha ato çështjet vendore do të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të mund të ecim përpara me procesin e integrimit në BE. Së pari në takim me Kurtin jemi përqendruar në zbatimin e plotë të Ligjit mbi të Huaj, kemi diskutuar zbatimin që do të fillojë nga nesër, kemi pasur diskutime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi dhe zbatimi të Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtësore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serb të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”, ka deklaruar Orav në konferencë për media pas takimit të emisarit të BE-së Peter Sorensen me kryeministrin Albin Kurt.

Related posts

Trupat e FSK-së mbërrijnë në Adana, priten me duartrokitje nga vullnetarët turq

admin

Gjermania, Kosovës e Serbisë për takimin e 18 marsit: Mos t’iu ikë autobusi

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Industria e mbrojtjes e Turqisë po “bënë histori”

Muhamet Ramadani