RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirohet serbi i arrestuar në veri, Nemanja Vllaskovic

lirohet-serbi-i-arrestuar-ne-veri,-nemanja-vllaskovic

Njëri ndër udhëheqësit e grupeve në veri që kishte sulmuar gazetarët gjatë raportimit atje, Nemanja Vllaskovic, është liruar me dorëzani.

Lajmin për Dukagjinin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

“Po është e vertetë që është liruar dje, me dorëzani”, ka thënë Lumnije Surdulli nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Mediat serbe kanë publikuar pamje të tij pas lirimit.

Arrestimi i Vllaskovic ishte bërë më 19 qershor. Lajmin për këtë e kishte dhënë vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit ‘Kallxo’ në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, kishte deklaruar ai.

Ndryshe, situatat e tensionuara kanë qenë evidente qysh nga fundi i majit të këtij viti, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Zgjedhja e tyre u kundërshtua dukshëm nga banorët serbë, të cilët mbajtën protesta në vazhdimësi.

Nga këto protesta, gazetarët u sulmuan fizikisht nga ana e protestuesëve. Njëherit, atyre iu dëmtuan pajisjet dhe veturat.

Të lënduar pati edhe ushtarë të KFOR-it.

Related posts

Rezultatet fillestare të votimit tregojnë se Erdogan është shumë përpara rivalit

admin

Një palestinez goditet me thikë për vdekje nga një kolon izraelit në Bregun Perëndimor

admin

Harris mesazh të ri për ekonominë, Trump dhe republikanët e kritikojnë për inflacionin

admin