RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pasojat e luftës në Gaza, shkon në 15 numri i fëmijëve të vdekur nga dehidratimi dhe kequshqyerja

pasojat-e-luftes-ne-gaza,-shkon-ne-15-numri-i-femijeve-te-vdekur-nga-dehidratimi-dhe-kequshqyerja

Numri i fëmijëve që kanë vdekur nga dehidrimi dhe kequshqyerja në Gazën veriore është rritur në 15, tha në një deklaratë një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze atje.

Mjekët në spitalin Kamal Adwan gjithashtu “frikësohen për jetën e gjashtë fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja dhe diarreja në kujdesin intensiv si rezultat i ndërprerjes së gjeneratorit elektrik dhe oksigjenit dhe dobësisë së aftësive mjekësore”, Dr. Ashraf Al-Qidra. Zëdhënësi i Ministrisë në Gaza, tha në një deklaratë.

Numri i të vdekurve është rritur që nga java e kaluar kur inkubatorët dhe furnizimet me oksigjen në Spitalin Kamal Adwan pushuan së funksionuari natën për shkak të mungesës së karburantit, tha ministria. /abcnews

Related posts

Polonia hyn në krizë demografike

admin

Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Gaza në ditën e parë të Bajramit

admin6

Qeveria gjermane kritikon një rregullore të BE-së për azilin

rezart morina