RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shehbaz Sharif zgjidhet kryeministër i Pakistanit për mandatin e dytë

shehbaz-sharif-zgjidhet-kryeminister-i-pakistanit-per-mandatin-e-dyte

Parlamenti i Pakistanit zgjodhi sot Shehbaz Sharifin si kryeministrin e 24-të të vendit për një mandat të dytë, tri javë pas votimit kombëtar të 8 shkurtit, raporton Anadolu

Shehbaz, vëllai më i vogël i tri-herë-kryeministrit Nawaz Sharif dhe president i Ligës Muslimane të Pakistanit-Nawaz (PML-N), mori 201 vota në dhomën e ulët ose Asamblenë Kombëtare, 32 më shumë se numri i kërkuar për një shumicë të thjeshtë.

Ai mundi rivalin e tij Omer Ayub Khan të partisë së Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI) të ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan, i cili siguroi 92 vota.

Një kandidati i nevojiten 169 vota në dhomën prej 336 anëtarësh për të fituar postin me një shumicë të thjeshtë.

Sharif pritet të bëjë betimin të hënën.

Related posts

Kurti viziton në QKUK policin e plagosur në veri

rezart morina

Angli / Ndryshon ligji, kush mbërrin me gomone s’ka të drejtë azil kërkimi

admin

Mbi 1870 biznese të huaja u regjistruan në Kosovë për një vit

admin