RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pastruesja i vjedh qindra mijëra euro ish-drejtores së koncensioneve, nuk dihet nëse i ka të justifikuara

pastruesja-i-vjedh-qindra-mijera-euro-ish-drejtores-se-koncensioneve,-nuk-dihet-nese-i-ka-te-justifikuara

Grabitja e një shtëpie në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë për të cilën janë arrestuar nënë e birë Rozeta dhe Havier Dobi, ka nxjerr në pah një element të ri të papërfshirë në njoftimin e policisë.

Mësohet se banesa e grabitur më 15 dhjetor i përket Alda Klosit e cila ka qenë drejtore e koncensioneve në Ministrinë e Ekonomisë drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit.

Policia e Tiranës thotë se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën e ish bashkëpunëtores së ngushtë të Arben Ahmetajt, arrin shumën e 120.000 eurove.

Në asnjë rresht të njoftimit nuk thuhej se kujt i përkiste banesa e grabitur duke fshehur kështu identitetin e të grabiturës ish -shefes së drejtoreshës së koncensioneve kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Ekonomisë.

Do të jenë hetimet e mëtejshme të cilat do të zbulojnë, arsyen se përse Alda Klosi një punonjëse me rrogë shteti, kishte në shtëpi para cash të padepozituara në bankë.

Për momentin mbetet e paqartë nëse kjo shumë e konsiderueshme monetare vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit ishte e deklaruar apo jo siç e kërkon ligji për nëpunësit civil.

Burime policore që po hetojnë ngjarjen i thanë Top Channel se kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit për të dhënë sqarime se kush ishte burimi shumës cash të grabitur në shtëpinë e saj.

Policia e Tiranës ditën e arrestimit të Rozeta Dobit e cila punonte si pastruese në banesën e Alda Klosit dhe të djalit bashkëpuntor në vjedhje tha se u sekuestroi mbi 8 milionë lekë, të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sakaq policia e Tiranës ka dyshime se Rozeta dhe Havier Dobi, janë të përfshirë në të paktën 4 grabitje të tjera.

Nga rikontrolli banesës të Rozeta dhe Havier Dobi paraditen e të Dilës policia thotë se në tubin e aspirarorit gjeti të fsheshur 404.800 euro dhe 8.500 dollarë.

Të dhënat e deritanishme nga hetimi sugjerojnë se Rozeta Dobi krahas shtëpisë të Alda Klosit kujdesej edhe për shtëpitë e disa zyrtarëve të tjerë të ministrisë së financave. /tch

Related posts

Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës me molotov dhe përplasje me policinë

RTI

Serbia heq ndalimin e eksportit të grurit dhe misrit

admin

Haxhiu kërkon aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe të tjerëve për sulmin në Banjskë

RTI