RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pavarësisht luftës, qyteti ukrainas pret 30 000 pelegrinë hebrenj

pavaresisht-luftes,-qyteti-ukrainas-pret-30-000-pelegrine-hebrenj

Pavarësisht luftës, qyteti qendror ukrainas i Umanit pret që dhjetëra mijëra pelegrinë hebrenj Hasidikë të marrin pjesë në festimet e Rosh Hashanah (Viti i Ri hebre).

Vitin e kaluar, pavarësisht pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë dhe paralajmërimeve për sigurinë, rreth 23 000 hebrenj Hasidikë udhëtuan në qytetin e vogël të Umanit për pushime.

“Këtë vit, ne presim mbi 30 000 pelegrinë”, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit, Oleh Hanitsch.

Vlerësimi bazohet në informacionin nga ofruesit e turizmit për turnetë e shitura në qytet, në rajonin Cherkassy.

“Shifra do të përputhet me numrin e pelegrinëve hebrenj ortodoksë që erdhën gjatë kohës së paqes dhe para pandemisë së koronavirusit”, tha Hanitsch.

Uman ndodhet rreth 200 kilometra në jug të Kievit.

“Pelegrinët Hasidikë bëjnë udhëtimin çdo vit për të festuar Viti i Ri hebre dhe për të vizituar varrin e Nachman të Breslovit, një udhëheqës i nderuar Hasidik që vdiq në 1810”, sipas gazetës “Times of Israel”. /atsh

Related posts

Aktivisti francez: Nëntë nga 10 personat me ngjyrë vuajnë nga diskriminimi, por shteti mbyll sytë

admin

“Asnjë shtet nuk mund të kryejë kërkime për hidrokarbure brenda shelfit kontinental të Turqisë”

admin

Tre serbë të arrestuar në tri ditët e fundit për sulmet brutale ndaj gazetarëve në veri

admin