Pavarësisht vështirësive dhe pengesave nga Izraeli, mësohet se 50 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të rrepta të identitetit në hyrjet e Mesxhid Al-Aksës.
Pavarësisht pengesave të Izraelit, muslimanët u dyndën në Al-Aksa për namazin e xhumasë. Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit publikoi informacionin mbi numrin e besimtarëve që falën namazin e xhumasë.
Sipas kësaj, rreth 50 mijë besimtarë falën sot namazin e xhumasë në Al-Aksa.
Forcat izraelite janë të vendosura rreth Kudsit dhe veçanërisht në xhaminë Al-Aksa dhe praktikojnë kontrolle të rrepta për ata që vijnë për të kryer lutjet në Al-Aksa.