RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pavarësisht urdhërarrestit të GJPN-së, avioni i Netanyahut përdori sërish hapësirën ajrore të vendeve evropiane

pavaresisht-urdherarrestit-te-gjpn-se,-avioni-i-netanyahut-perdori-serish-hapesiren-ajrore-te-vendeve-evropiane

Avioni që transportonte kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, drejt SHBA-së përdori sërish hapësirat ajrore të Greqisë, Italisë dhe Francës, vende anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), pavarësisht urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të faqes Flight Radar, avioni me të cilin Netanyahu u largua nga Izraeli në orët e mesditës përdori përsëri hapësirën ajrore të vendeve evropiane që janë pjesë të GJPN-së.

Avioni me të cilin Netanyahu udhëtoi drejt Washingtonit për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, po ndjek një itinerar të ngjashëm me atë që kishte përdorur më 28 dhjetor dhe 10 shkurt mbi Mesdhe dhe Evropë.

Ashtu si në vizitën e mëparshme në SHBA, avioni i Netanyahut përdori hapësirat ajrore të Greqisë, Italisë dhe Francës, të cilat janë palë në Statutin e Romës, pavarësisht urdhërarrestit të GJPN-së ndaj kryeministrit izraelit.

Në vizitat e mëparshme, Netanyahu, i cili dihet se kishte shmangur hyrjen në hapësirat ajrore të shumë vendeve për shkak të frikës nga arrestimi, gjatë udhëtimit për në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2025 përdori hapësirat ajrore të Greqisë dhe Italisë, por nuk hyri në hapësirën ajrore të Francës.

GJPN-ja më 21 nëntor lëshoi urdhërarreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës.

Related posts

Lufta në Lindjen e Mesme/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndërmarrë masa për parandalimin e urisë në Gaza

admin

Dhjetëra mijëra palestinezë në Kudsin Lindor janë nën rrethimin e Izraelit prej dy ditësh

admin

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 1,084 raste të reja

admin