Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kundërshtimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndaj shitjes së mundshme të avionëve luftarakë F-35 Turqisë, raporton Anadolu.
“Askush nuk më thotë se çfarë duhet të shesim”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit presidencial Air Force One.
Ai e përshkroi Turqinë si “një aleat të jashtëzakonshëm” që ka bërë “një punë shumë të mirë” në çështjet rajonale, përfshirë Sirinë.
Duke pranuar se Ankaraja “nuk është një adhuruese e madhe” e Izraelit apo Netanyahut, presidenti amerikan theksoi se partneriteti dypalësh mbetet i fortë.
Gjatë samitit të NATO-s në Turqi, Trump tha se do të “konsideronte patjetër” rikthimin e shitjeve për Ankaranë, duke e cilësuar Turqinë si “shumë më besnike se vendet e tjera”.
Duke folur për zhvillimet lidhur me Iranin, Trump thotë se ai dhe Netanyahu janë “shumë afër” për çështjen e Iranit, duke shtuar: “Kemi një dallim të vogël”.

