Deputetët e PDK-së kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit.
Arsye për këtë është qëndrimi i tyre që të mos marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit të RTK-së, shkruan lajmi.net,.
“Nuk do të marrë pjesë në këtë votim nuk do të bëjmë propozim për asnjë kandidat”, ka thënë Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.