RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi – Aeroporti i Stambollit më i frekuentuari në Evropë

turqi-–-aeroporti-i-stambollit-me-i-frekuentuari-ne-evrope

Aeroporti i Stambollit është renditur i pari mes aeroporteve evropiane me rreth 5.9 milionë pasagjerë në muajin qershor.

Aeroporti i Stambollit nisi zyrtarisht fluturimet në tetor të vitit 2018 dhe është një nga aeroportet më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në botë.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë (ACI Europe) publikoi raportin e tij për trafikun ajror për tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit, qarkullimi i pasagjerëve në aeroportet e Evropës është rritur me 247 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Siç theksohet në raport, në aeroportin e Stambollit në qershor numri i pasagjerëve u rrit në 115.4 për qind krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aeroporti i Stambollit u rendit i pari mes aeroporteve evropiane me rreth 5.9 milionë pasagjerë në muajin qershor.

Më pas vijojnë aeroportet në Londër, Paris, Amsterdam, Frankfurt, Madrid dhe Barcelonë. /atsh

Related posts

Kurti: Pajtimi publik është arritur, por pala tjetër po i ikë nënshkrimit

admin

Turqi: 11 emigrantë të parregullt kthehet prapa nga Greqia, 3 gjenden të vdekur

admin

Koreja e Veriut po kalon periudhën më të keqe të mungesës së ushqimit në 30 vjetët e fundit

admin