RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK-ja publikon listën, përfshihet Nait Hasani që dyshohet për manipulime me vota

pdk-ja-publikon-listen,-perfshihet-nait-hasani-qe-dyshohet-per-manipulime-me-vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka publikuar listën me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit të mërkurën në mesditë. Ishte partia e vetme që nuk e publikoi listën dje.

Listës do t’i prijë kandidati për kryeministër Bedri Hamza, ndërsa pas tij do të renditen Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda e Arian Tahiri që në zgjedhjet e kaluara ishte i 30-i. Dhjetëshja kompletohet Besa Kabashi-Ramaj, Rrahman Rama, Arben Mustafa, Sala Jashari e Enver Hoxhaj.

Pjesë e listës do të jetë edhe Nait Hasani, i cili ishte prej më të përfolurve për manipulime me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Bashkë me Fetah Paçarizin, ishin dy kandidatët me më së shumti vota që dyshohet të jenë të manipuluara.

Për të ka reaguar kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka thënë se dega nuk e ka propozuar asnjë që është i dyshuar për manipulime me vota, por është vendim i Kryesisë në qendër.

Related posts

Francë, policia ndërhyn ndaj tifozëve të Marokut që dolën për të festuar fitoren ndaj Portugalisë – VIDEO

admin

Blerja e dronëve nga Kosova, KFOR-i: Kemi autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë

Muhamet Ramadani

SHBA-ja vlerëson arritjet e FSK-së në fazën e dytë të tranzicionit

Muhamet Ramadani