RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

PE kërkon sanksione kundër Dodik për destabilizim të Bosnjës

pe-kerkon-sanksione-kunder-dodik-per-destabilizim-te-bosnjes

Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për sanksione kundër udhëheqësit nacionalist serb të Bosnjë-Hercegovinës (BiH), Milorad Dodik, dhe zyrtarëve të tjerë të rangut të lartë të Republika Srpska (RS), një ent politik në BiH me shumicë serbe, për veprimet separatiste në vend.

Raporti për BiH, i miratuar me 530 vota pro, 68 kundër dhe 33 abstenime, denoncon retorikën nxitëse të përsëritur dhe ligjet dhe politikat separatiste të udhëheqjes së RS-së.

“Më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës, BiH mbetet thellësisht e ndarë, përçarjet e nxitura nga elitat politike dhe përpjekjet secesioniste të RS-së”, paralajmërojnë deputetët.

“Veprime të tilla po destabilizojnë BiH-në, duke kundërshtuar perspektivën e saj në BE dhe duke rrezikuar aksesin në fondet evropiane”, thuhet në raport.

Së fundi, eurodeputetët i kanë kërkuar BiH-së të forcojë përgatitjen e saj për negociatat e pranimit në BE, duke kapur vrullin politik pas njohjes së statusit të vendit kandidat, dhjetorin e kaluar. /atsh

Related posts

Rojet bregdetare turke shpëtojnë 194 migrantë të parregullt të shtyrë mbrapa nga Greqia

admin

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin: Qëlluan me dronë drejt cisternave. Nuk ka viktima

admin

Presidenti francez Macron do të vizitojë Sirinë

RTI