RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PE miraton raportin për zgjerimin: Dialogu Kosovë–Serbi kyç për rrugën drejt BE-së

pe-miraton-raportin-per-zgjerimin:-dialogu-kosove–serbi-kyc-per-rrugen-drejt-be-se

Parlamenti Evropian ka theksuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet faktor kyç për përparimin e të dyja vendeve në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në raportin e miratuar të mërkurën për strategjinë e zgjerimit të BE-së, eurodeputetët nënvizojnë se procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i domosdoshëm për avancimin e perspektivës evropiane të të dy vendeve, si dhe për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Eurodeputetët theksojnë se përparimi në këtë proces do të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.

Dokumenti i Parlamentit Evropian e lidh gjithashtu procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me zhvillimet e reja gjeopolitike, duke e cilësuar zgjerimin si një investim strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.

Në këtë kontekst, eurodeputetët vlerësojnë se avancimi i dialogut Kosovë–Serbi është pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe një hap i domosdoshëm për integrimin evropian të rajonit.

“Nënvizon rëndësinë e dialogut Beograd–Prishtinë, i cili është thelbësor që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre drejt Evropës dhe që do të kontribuojë në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, thuhet në raport.

Related posts

Kompania Boeing dërgon në hapësirë dy astronautë të NASA-s, udhëtimi do të zgjasë 25 orë

admin

Varësia ndaj internetit, Kina masa të rrepta ligjore. Ndërpritet interneti gjatë natës për të miturit

admin

Dyshime për kurdisje të konkursit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP

Muhamet Ramadani