RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Peleshi: Avancimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, sinjal pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor

peleshi:-avancimi-i-shqiperise-drejt-familjes-evropiane,-sinjal-pozitiv-per-vendet-e-ballkanit-perendimor

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka deklaruar se avancimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane është sinjal pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu.

Kryeparlamentari Peleshi ka pritur në një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

“Marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, intensifikimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimeve parlamentare, të drejtat e shqiptarëve në vendin fqinj dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në fokus të takimit tonë. Avancimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane, sinjal pozitiv e shpresëdhënës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Peleshi në rrjetet sociale mbi takimin me homologun Gashi.

Kryeparlamentari Gashi vizitoi Shqipërinë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare, ndërkohë është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Related posts

Është vrarë apo jo Netanyahu nga Irani si shpagim për Khomenein?

Muhamet Ramadani

Irani: SHBA dhe Izraeli kanë goditur rreth 10 mijë objekte civile

Muhamet Ramadani

Papa dënon luftën në Ukrainë, kërkon armëpushim dhe negociata

Muhamet Ramadani