RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell: Tejet i alarmuar me arrestimet e serbëve në veri dhe marshimin e FSK-së

borrell:-tejet-i-alarmuar-me-arrestimet-e-serbeve-ne-veri-dhe-marshimin-e-fsk-se

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Josep Borrell, është deklaruar i alarmuar pas arrestimeve që janë bërë për situatën në veri të vendit.

Borrell, është shprehur se pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe që sipas tij po bëhet edhe më i rrezikshëm.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “nuk do ta tolerojmë”.

Gjithashtu, Borrell ka përmendur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilat janë duke marshuar në Mitrovicë të Jugut.

Very alarmed by situation in north of Kosovo: extrajudicial arrests of K-Serbs & Kosovo Security Forces marching in South Mitrovica; followed by heavy rhetoric from Serbia.

Despite yesterday’s crisis meeting, escalation continues & is becoming dangerous. We will not tolerate it.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 23, 2023

Lidhur me marshin e FSK-së në Mitrovicë të Jugut, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nuk lidhet me situatën në veri.

Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë. Me këtë rast ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka apeluar që të mos i jipet konotacion tjetër këtij aktiviteti.

Related posts

Ushtria serbe provokim pranë kufirit me Kosovën? Vjen reagimi i Serbisë

admin

Shqipëria goditet nga një tërmet

rezart morina

Putin viziton trupat në rajonin Kherson dhe Lugansk – VIDEO

admin