RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Peleshi takon homologun e Kosovës: Vijojmë mbështetjen në proceset euroatlantike

peleshi-takon-homologun-e-kosoves:-vijojme-mbeshtetjen-ne-proceset-euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, priti në një takim në Tiranë ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe delegacionin që e shoqëronte, ndërkohë ministri Peleshi ka deklaruar se vijojnë mbështetjen në proceset euroatlantike, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se ministri Peleshi vlerësoi faktin që vizitën e parë zyrtare si ministër i Mbrojtjes, Maqedonci e zhvilloi në Tiranë, “duke demonstruar dhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve, miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve”.

“Diskutimet mes dy ministrave u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe vlerësimin e mundësive mbi intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Gjithashtu dy ministrat biseduan për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal si dhe sfidat, me të cilat rajoni po përballet”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se ministri Peleshi siguroi ministrin Maqedonci, se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të vijojë kontributin e saj në promovimin e “Politikës së Dyerve të Hapura” në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare, sipas njoftimit, duke ndihmuar kështu anëtarësimin e Kosovës në veçanti, por dhe çdo vendi tjetër në Ballkanin Perëndimor që aspiron integrimin në strukturat euroatlantike.

“Nga ana e tij ministri Maqedonci shprehu falënderimet mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa u ra dakord për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të intensifikuar më tej raportet mes Kosovës e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Related posts

Policia izraelite arreston 18 persona në Gaza, përfshirë disa me nënshtetësi kanadeze

admin6

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, pritet deklarimi i Borrellit për rezultatin

rezart morina

Vendimi për Dinarin/ Opozita kërkon koordinim me aleatët, qeveria e Kosovës: Rregullorja e BQK-së nuk do të ndryshohet

admin