RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kievi e quan Papa Françeskun “pro-rus”, refuzon përpjekjet e ndërmjetësimit të Vatikanit

kievi-e-quan-papa-franceskun-“pro-rus”,-refuzon-perpjekjet-e-ndermjetesimit-te-vatikanit

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak hodhi poshtë sot përpjekjet e Vatikanit për të ndërmjetësuar mes Ukrainës dhe Rusisë, duke thënë se Papa Françesku është “pro-rus”. Prej muajsh Vatikani po përpiqet të nisë bisedimet mes dy vendeve me ndihmën e një këshilltari special.

Podoliak i referohej një deklarate që Papa bëri në një fjalim në fund të gushtit. Më 25 gusht, duke iu drejtuar të rinjve katolikë të Rusisë, Françesku iu referua carëve Pjetri I dhe Katerina II – që të dy zgjeruan territoret ruse në atë kohë – dhe i tha auditorit të tij se ata janë trashëgimtarët e “një perandorie të madhe ruse.”

Kjo deklaratë shkaktoi një ‘lumë’ reagimesh në Ukrainë. Pas reagimit të ashpër, Papa tha se ai i referohej kulturës ruse, jo politikës së Moskës kur foli për “Rusinë e madhe”.

“Nuk ka kuptim të flasim për ndërmjetësimin e Papës kur ai merr një pozicion pro-rus që është i dukshëm për të gjithë,” tha këshilltari presidencial Volodymyr Zelensky.

Ai theksoi se kjo deklaratë kishte një efekt “jashtëzakonisht negativ” në luftë, duke shtuar: “Ne nuk po marrim nga Vatikani një vlerësim të drejtë për këtë mënyrë lufte dhe sjelljeje”. /abcnews

Related posts

Mijëra izraelitë protestuan me kërkesën për “marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve”

RTI

Mustafi: Shqiptarët e Luginës të gatshëm të bëhen pjesë e FSK-së, por assesi pjesë e ushtrisë së Serbisë

RTI

I jepet lamtumira e fundit, sot ditë zie në Kosovë në nderim të Ismail Kadaresë

admin