RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit: Qoftë e përjetshme Republika e Maqedonisë, Gëzuar ditën e pavarësisë

pendarovski-me-rastin-e-8-shtatorit:-qofte-e-perjetshme-republika-e-maqedonise,-gezuar-diten-e-pavaresise

Qëllimi i ekzistencës së Republikës është të arrijmë së bashku atë që nuk mund ta arrijmë veçmas – lirinë, drejtësinë, mirëqenien ekonomike dhe bashkëjetesën. Ashtu si çdo sukses i deritanishëm i shtetit të Maqedonisë është rezultat i përpjekeve të përbashkëta, ashtu edhe pohuajse çdo dështim sistematik është pasojë e devijimit nga ai parim. Gëzuar Ditën e pavarësisë, Qoftë e përjetshme Republika e Maqedonisë, thekson presidenti Stevo Pendarovski në një video-urim për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Saktë para 23 viteve, i mbajmë mend fjalët e presiodentit të parë Kiro Gligorov: “Ju uroj të gjithëve Maqedoninë e lirë, sovrane dhe të pavarur”.

“Ndër vite kemi shënuar suksese dhe mossuksese, disa nga ato ndodhën pikërisht në ditën e pavarësisë. Sukseset na gëzuan, por, për fat të keq, shembujt e keqpërdorimeve dhe dështimeve sistematike shkatërruan besimin në institucione dhe e zhvlerësuan vetë shtetin. Ndërsa çmimin e paguajnë ata që më së paku kanë kontribuuar për gjendje të tilla – nxënësit në arsim, të sëmurët në shëndetësi, të varfërit dhe rinia. Gjithnjë e më shpesh solidariteti dhe empatia filluan t’i lënë vendin egoizmit dhe apatisë, dhe ky është një mjedis ku njerëzit nuk duan të jetojnë”, porositi Pendarovski.

E di, vazhdon Pendarovski, se këto nuk janë mesazhe të zakonshme të festa, por janë të domosdoshme, sepse qytetarët më 8 shtator të vitit 1991 votuan për një Maqedonis prosperitare dhe të begatë të cilën ende nuk e kemi.

Është koha përfundimtare, thekson Pendarovski, të konfirmojmë se jemi të aftë edhe në praktikë, ndërsa jo vetëm me fjalë të ballafaqohemi me problemet serioze me të cilat përballemi në tunelin e gjatë të tranzicionit të cilin nuk do ta përfundojmë kurrë.

“Shteti ka shumë njerëz të zgjuar dhe të vyrtytshëm, njerëz që mund të rikthejnë frymën e Republikës së Maqedonisë në bazë të vlerave themelore kushtetuese dhe të përgjithshme civilizuese. Vetëm kështu do ta ruajmë shpresën se pas më shumë se tri dekadash përfundimisht do të kemi një Maqedoni evropiane dhe demokratike në të cilën të rinjtë do të duan të jetojnë dhe të përparojnë. Jam i bindur se kemi forcë dhe vullnet për diçka të tillë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Qoftë e përjetshme Republika e Maqedonisë, thuhet në video-urimin për qytetarët nga Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Kanada: Ofensiva e Izraelit në Rafah është “e papranueshme” sepse palestinezët “nuk kanë ku të shkojnë”

admin

Ish-marinsi amerikan i burgosur në Rusi, avokatja: Nuk dihet vendndodhja e klientit tim

admin

Kundër emigracionit të paligjshëm, Serbia, Hungaria e Austria forcojnë kufijtë

admin